Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

25 maj 2025 | 18:05

Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi në leximin e tij të rolit kushtetues të Presidentit të Kosovës beson se Vjosa Osmani mund të ndërmerr një hap interesant në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës.

Simbas tij, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe pa pritur aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, mund të propozojë që Vetëvendosje të vendos para 3 emra të propozuar për Kryetar të Kuvendit.

“Nëse në votim asnjëri nga këta kandidatët nuk i merr zë paktë 61 votë, përsëritet votimi me dy kandidatë që kanë marrë marë më shumë vota. Në votimin e përsëritur për dy kandidatë, nëse sërish asnjëri kandidat nuk i fiton 61 votë, do të duhej të zgjedhej për kryetar ai kandidat që i ka marr më shumë vota, sepse vetëm në një variantë kur vota ishte ndarë 60 me 60, do të duhej të përsëritej votimi ise të përdoret metoda e zarit, si edhe në rastet tjera të rezultatit të barabartë 59:59 etj., sepse ata që abstinojnë ose e bpjkotojnë zgjedhjen, mbeten shkaktar të ngërçit, nuk mund të bllokojnë konstituimin e Kuvendit. Kjo metodë është më demokratike sepse deputetët vërtetë zgjedhin kryetarin, nuk iu imponohet vetëm një kandidat”, tha Maliqi.

Postimi i plotë:

Një propozim për debllokafën e Kuvendit

Sipas Kushtetutës të Republikës

“Presidentja e Kosovës ka rol kyç në garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe përfaqësimin e shtetit, por pushteti ekzekutiv qëndron kryesisht në duart e Qeverisë.”

Sipas këtij formulimi, ajo e ka të drejtën dhe detyrën që të ndërmarë edhe ndonjë masë elzekutive që i ka Qevetia, por nuk tjuhet ekskluzivisht, por kryesisht, çka nënkupton se mund ti jetë edhe prezidentja në rate kur duhet të sigurohet funkcipnalizimi i institucione, çfarë e kemi aktualisht kur një instancë më e lartë duhet të propozojë zgjidhje për debllokimin e ngërçit të konstituimit të Kuvendit.

Pra, mendoj se presidentja Osmani, pa e pritur Mendimin e Gjykatës Kushtetuse, mund të kërkojë, si garantuese e funkcionalitetit të institucioneve, që Partia që ka më së shumti deputetë të propozokë jo një por tre kandidatë nga radhët e saj për pozitën e kryeatarit të parlamentit.

Nëse në votim asnjëri nga këta kandidatët nuk i merr zë paktë 61 votë, përsëritet votimi me dy kandidatë që kanë marrë marë më shumë vota. Në votimin e përsëritur për dy kandidatë, nëse sërish asnjëri kandidat nuk i fiton 61 votë, do të duhej të zgjedhej për kryetar ai kandidat që i ka marr më shumë vota, sepse vetëm në një variantë kur vota ishte ndarë 60 me 60, do të duhej të përsëritej votimi ise të përdoret metoda e zarit, si edhe në rastet tjera të rezultatit të barabartë 59:59 etj., sepse ata që abstinojnë ose e bpjkotojnë zgjedhjen, mbeten shkaktar të ngërçit, nuk mund të bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

Kjo metodë është më demokratike sepse deputetët vërtetë zgjedhin kryetarin, nuk iu imponohet vetëm një kandidat.

Presidentja mund të propozojë edhe ndonjë variantë tjetër për debllokadë

Nuk do të duhej të ishte veorim sntikushterues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa…