Maliqi: Narracionin populist të Kurtit më se shumti e ka sfiduar puna e disa kryetarëve të komunave nga ish-opozita

07 nëntor 2025 | 11:12

Politologu Agon Maliqi, ka vlerësuar se narracionin populist të Albin Kurtit më së shumti e ka sfiduar puna e disa kryetarëve të komunave nga partitë ish-opozitare që janë rizgjedhur.

Maliqi ka shkruar në “Facebook” se kjo mund ta nxis Albin Kurtin që të synojë centralizimin e pushtetit.

“Në nivel komunal, ma shumë se kudo tjetër, qytetarët janë më afër pushtetit, ia shohin punën kryetarëve dhe drejtorëve, dhe kanë qasje shumë më të drejtpërdrejtë te ta. Politika aty është më e njerëzishme, njerëzit e njohin njëri-tjetrin, dhe detyrimisht liderëve u imponohet transparenca dhe u del në sipërfaqe karakteri. Në nivel komunal nuk mund të fshehesh prapa popullizmit dhe të shesësh demagogji patriotike, sepse punët janë konkrete (duken) dhe jo abstrakte dhe të largëta. Korrupsioni vërehet dhe arroganca ndëshkohet. Asgjë nuk e ka sfiduar narracionin popullist të Kurtit sa puna e disa kryetarëve të komunave nga partitë ish-opozitare që u rizgjodhën dhe do të rizgjidhen duke e pasur nivelin qëndror kundër. Prandaj mos u habisni nëse “Republika e Tretë” synon me e centralizu pushtetin, gjithsesi me ndonjë arsyetim “patriotik” të ndërlidhur me veriun. Decentralizimi ka qenë dhe mbetet një prej shtyllave më të forta të demokracisë në Kosovë”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me paraqitjen e gjeneralit ikonik Wesley Clark pritet të përmbyllen…