
Maliqi: Nëse Kurti nuk e ka shumicën, rrezikohen zgjedhje të parakohshme
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se ka gjasa që Kosova të shkojë në zgjedhje.
Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në “ABC News”, analisti Agon Maliqi, ka thënë se situata aktuale është absurde dhe se duhet patjetër që të arrihet një konsensus.
“Ose do të bëhet qeveria ose do të shkojmë drejt zgjedhjeve. Duhet një konsensus. LV-ja është e para, por nuk mund të qeverisë pa një parti tjetër të madhe. Edhe partitë e ish-opozitës kanë treguar rezerva shumë të mëdha për të bashkëpunuar me Kurtin. Dhe vazhdojmë të jemi në këtë situatë absurde”, ka thënë Maliqi.
Më tutje, Maliqi ka nënvizuar se zvarritja e këtij procesi do të shkaktojë më shumë pakënaqësi.
“Nëse Kurti nuk ka shumicën, rrezikohen zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Maliqi.