
Maliqi prezantohet te Prishtina
FC Prishtina e ka prezantuar futbollistin Behar Maliqi, i cili vite më parë ishte kapiten i kësaj skuadre.
“Mentaliteti i tij i çeliktë, vullneti i madh, motivimi sportiv – të gjitha këto cilësi të Beharit i duhen tani skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.
Maliqi, me Prishtinën ka qenë i angazhuar për pesë edicione me bardhekaltrit, 2008-2013, 104 paraqitje zyrtare, 11 gola dhe dy tituj kampioni, një kupë dhe një superkupë. Behar Maliqi është futbollisti më se së shumti tituj kampioni në Kosovë, gjithsejtë pesë herë është shpall kampion i Kosovës.
“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë te unë. Shpresoj që vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, ka thënë Maliqi për faqen zyrtare të Prishtinës.