 
                    Malisheva dërgon 1 000 ekzemplarë veprash për bibliotekën e alfabetit në Manastir
                07 prill 2023
                |  09:37
            
        Edhe Malisheva i bashkohet nismës së studentës nga Shkupi, znj Emira Selimi për pasurimin e bibliotekës së Manastirit me vepra.
Aksioni për dhurimin e librave në mbështetje të bibliotekës së Manastirit është organizuar nga, krijuesi letrar Mehdi Krasniqi, ku me dhjetra dhurues iu përgjigjën kërkesës për dhurim të librave nga bibliotekat personale.
Komuna e Malishevës ndihmon këtë aksion përmes sigurimit të transportit të veprave, deri në destinacionin e bibliotekës së Manastirit.
Shkrimtarë, poetë dhe qytetarë nga e tërë hapësira gjeografike shqiptare, faleminderit për përmbushjen e misionit kombëtar, që dhuruat veprat tuaj për bibliotekën e alfabetit shqip në Manastirin shqiptar.
 
 
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        