Malisheva mbështet Programin Nacional për Rininë​

22 nëntor 11:16

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim është asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka thënë se për realizimin e këtij programi rol kyç kanë udhëheqësit komunal, prandaj ka falënderuar kryetarin Begaj për mbështetjen e pakursyer të tij.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…