
Malisheva përforcohet me Xhemajl Ibishin
Skuadra e Malishevës që në raundin e parë të Ligës së Konferencës do të përballemi me Vikingur Reykjavik nga Islanda, sot është përforcuar me një sulmues. Bëhet fjalë për Xhemajl bishi, i cili vjen në “Liman Gegaj” nga FC Shkupi.
“FC Malisheva ka kënaqësinë të ju prezantoj sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar. Sulmuesi ynë i ri, ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek ne për të qenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë për garat evropiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë. Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj presim që me kualitetin e tij të na dhuroj spektakël, shumë gola dhe asistime! Ne, jemi të fokusuar të vazhdojmë të i rrisim vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadrës tonë, për të qenë sa më të gatshëm për sfidat që na presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet. Mezi presim të shohim në fushë, Xhemajl!”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
/Epoka e re/