Mallorca varet nga golat e Muriqit
Sezoni aktual nuk ka qenë i mirë për Mallorcan sa i përket shënimit të golave, por te ekipi nga La Liga, në fazën e sulmit po spikat vetëm një lojtar.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, i cili ka vazhduar me formën e mirë dhe shënimin e golave edhe në vitin 2026.
Në 18 xhiro në kampionat, Mallorca në total ka shënuar 20 gola kurse gjysma e këtyre golave, mbanë firmën e Muriqit.
Pra, Muriqi ka shënuar 10 gola deri më tani apo 50 për qind të golave te Mallorca, duke qenë bindshëm shënuesi më i mirë i ekipit.
Prej dhjetë golave të tij, Muriqi 6 i ka shënuar në ndeshjet që Mallorca i ka luajtur në shtëpi dhe katër në udhëtim, ku tri i ka realizuar nga penalltia.
Gjithashtu, Muriqi është i tretë në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas, të cilës i prinë Kylian Mbappe i Real Madridit me 18 gola, i ndjekur nga Ferran Torresi i Barcelonës me 11 sosh.
Mallorca, aktualisht është në pjesën e poshtme të tabelës me 18 pikë dhe ndeshjen e radhës e luan të dielën në udhëtim te Rayo Vallecano.



