Man Unitedi mund të bëhet me trajner kroat

20 janar 2026 | 16:31

Manchester United ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Sipas mediave angleze dhe gjermane, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë hedhur shikimim te trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovaq.

Kroati po analizohet për përvojën e tij në klube të mëdha dhe disiplinën taktike, edhe pse puna e tij te Dortmundi nuk ka bindur plotësisht tifozët.

Për momentin, Michael Carrick vazhdon si zgjidhje e përkohshme, ndërsa United po shqyrton disa opsione për të rindërtuar projektin dhe për të dalë nga kriza e vazhdueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane mori urime nga shoku i tij i skuadrës,…