Manchester City fiton për herë të parë Ligën e Kampionëve

10 qershor 2023 | 23:00

Manchester City është kampioni më i ri në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolës e ka mposhtur në finalen e madhe skuadrën e Interit me rezultat 1-0.

Skuadra angleze e Cityt më në fund e ka shkruar historinë duke e fituar trofeun në garën më të fortë në futboll. Pjesa e parë e finales në impiantin “Ataturk Stadium” përfundoi 0-0Citye  dominoi me raste por pa mundur të shënon gol, derisa Interi pati një vendosje të mirë në fushë duke mos lejuar që të dënohet nga kundërshtari. City në këtë pjesë të lojës e humbi De Bruyne, i cili u lëndua dhe u zëvendësua nga Foden.

Pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 58-të Rodri realizoi gol më një goditje nga distanca. Interi provoi të barazon rezultatin, por Dimarco dhe Lukaku nuk i shfrytëzuan dhe fitorja në fund i takoi Manchester Cityt. Për Interi është një sukses i madh rrugëtimi deri në finale të Ligës së Kampionëve.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makinat fluturuese dhe pushimet marsiane janë ndoshta ndër gjërat që…