Mandy Rose merr oferta për martesë pas pozave atraktive me bikini

25 janar 14:17

Mandy Rose ka marrë propozime për martesë, pas publikimit të fotografive me bikini, të cilat janë konsideruar më tërheqëset deri më tani.

32-vjeçarja, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Saccomanno, kryesoi titujt e mediave sportive në dhjetor, kur WWE e liroi nga angazhimi për shkak të përmbajtjes në llogarinë e saj në FanTime.

Kjo kishte ndodhur, pasi bukuroshja hoqi dorë nga titulli i kampionatit NXT Women, të cilin e kishte mbajtur për 413 ditë, duke ia dorëzuar Roxanne Perez në të njëjtën javë.

Shefat e WWE kishin thënë se ndodheshin në pozitë të vështirë për shkak të përmbajtjes në faqen e saj në FanTime, ndërsa materiali i postuar ishte konsideruar jashtë parametrave të kontratës së saj dhe rregullave të kompanisë.

Ndërsa, tashmë kur është larguar nga WWE, Rose është e lirë të postojë çfarëdo që dëshiron. Agjenti i saj kishte deklaruar se në javën e parë pas shkarkimit, ajo kishte përfituar mbi gjysmë milioni dollarë nga FanTime, ndërsa deri në dhjetor i kishte dyfishuar përfitimet.

Këtë javë, Mandy ka qenë aktive edhe në Instagram duke i lumturuar 3.4 milionë ndjekësit e saj me poza tërheqëse, ndërsa krahas komplimenteve të shumta ka marrë edhe oferta për martesë.

“Martohu me mua Mandy”; “Do të dëshiroja të ishe e dashura ime”; “Fotografitë më tërheqëse me bikini deri më tani”; “Ato forma po bëhen gjithnjë e më të mira” – janë disa prej komenteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…