Mankenda reagon pas largimit nga Prishtina

16 gusht 2021 | 17:10

Kampionia e Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka njoftuar të hënën se nga ky klub janë larguar edhe pesë futbollistë.

Bëhet fjalë për Behar Maliqin, Alban Muçiqin, Gauthier Mankendan, Tun Bardhokun dhe Alban Shillovën.

Pas largimit nga Prishtina ka reaguar në “Facebook”, Gauthier Mankenda, i cili pas katër edicionesh largohet nga skuadra kampione e Kosovës. Ai ka konsideruar se ishte privilegj t’i bartë ngjyrat e këtij klubi, derisa ka falënderuar të gjithë atë me të cilët ka punuar, në veçanti tifozët “Plisat.

“Ishte privilegj të bartja ngjyrat bardhë e kaltër dhe kujtimet që kam pasur këtu do t’i kujtoj gjithmonë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerit, shtabit teknik dhe menaxhmentit! Për të gjithë fansat dhe ‘Plisat’, dijeni se do të jem gjithmonë mirënjohës për dashurinë tuaj dhe mbështetjen e palodhur. I uroj klubit gjithë të mirat”, ka shkruar Mankenda.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozët Kuq e Zi”, kanë…