Maqedoni, Kuvendi voton ligjin për gjuhën shqipe

11 janar 2018 | 13:20

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar me 69 vota pro ligjin për gjuhën shqipe.

Në votim nuk pati asnjë kundër apo abstenim, ndërkohë që deputetët e VMRO DMPNE nuk morën pjesën në votim.

Debati për ligjin e sapomiratuar ka nisur më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështjet Evropiane. Ndërsa shumica parlamentare ka aprovuar nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftimi i korrupsionit në Kosovë, mbetet një prej detyrave kryesore…