
Maqedoni: Në kufi qytetarëve të Kosovës do u kërkohet testi për Covid-19
08 korrik 2020
| 11:30
Në Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e mbajtur sot nga Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur që t’i propozojë Qeverisë, që prej ditës së nesërme shtetasit e Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, për të hyrë në Maqedoni, detyrimisht duhet që të posedojnë PCR test negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë.
Propozimi gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Qeveri, ku edhe pritet të merret vendimi përfundimtar./alsat/