Maqedonia mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

12 korrik 2025 | 19:49

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e vendit. Lajmi u bë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila konfirmoi se sistemi ka rënë në të gjitha pikat kufitare. Si pasojë, autoritetet maqedonase janë detyruar të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në shtet.

“Nga momenti i ndërprerjes së sistemit, kontrolli po bëhet në mënyrë manuale, ndërsa është rikthyer edhe kontrolli i dyfishtë,” thuhet në njoftim.

Raportohet për kolona të gjata automjetesh në disa pika kufitare të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që autoritetet po punojnë për rikthimin e sistemit në funksion. Qendra ka premtuar se do të informojë në kohë reale për çdo ndryshim në situatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Forumit të Dubrovnikut 2025, zëvendëskryeministrja dhe ministrja…