Maradona kërkon falje për puron

17 qershor 14:34

Pas Lionel Messit, që konsiderohet fajtor për mungesën e fitores së Argjentinës ndaj Islandës me 11 metërshin e humbur, një tjetër emër i madh përfundon në syrin e ciklonit për shkak të sjelljes së tij në tribunën VIP të stadiumit të Spartakut të Moskës.

 Kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1986, Diego Armando Maradona, është fokusuar nga kamerat duke tymosur një puro, edhe pse është e ndaluar me rregullore që në 12 impiantet e Botërorit të ndodhë diçka e tillë. Por ‘El Pibe De Oro’ e ka justifikimin për sjelljen e tij të gabuar.

 “Ishte një ditë e vështirë për argjentinasit, me shumë tension që në debutim. Secili jeton sipas mënyrën së tij dhe i ndjen gjërat po sipas mënyrës së tij. Sinqerisht, nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja në stadium. U kërkoj falje të gjithë njerëzve dhe FIFA-së. Forca Argjentina! Përpara djem! Tani, më shumë se kurrë!”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e katërt e kampionatit botëror të futbollit rikthen në…