‘Marca’ lavdëron Muriqin

15 prill 2025 | 14:30

Gazeta e madhe spanjolle, “Marca”, i ka kushtuar një shkrim dyshes së sulmit të Mallorcas, Vedat Muriqi dhe Cyle Larin. Për Muriqin ka shkruar se “kosovari nuk po kalon një vit të mirë sa i takon shifrave”.

Tutje “Marca” ka shkruar se Muriqi gjatë këtij edicioni ka shënuar “një gol çdo 250 minuta”. 30-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë. Ka arritur shifrën e golave që i pati edicionin e kaluar. Por Muriqi është larg 15 golave të shënuar në edicionin e parë në ishull.

Muriqi është përballur me dy lëndime gjatë këtij edicioni. Sipas gazetës spanjolle, Muriqi mund të jetë jashtë fushës edhe për një muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…