Maresca: Botërori për klube është më i rëndësishëm se Ligës së Kampionëve

21 korrik 2025 | 15:26

Ekipi i Chelseat hyri në histori, si i pari që fiton Botërorin për klube, turne që u zhvillua këtë verë në Amerikë. Në finale, skuadra londineze mundi 3-0 PSG, fituesit e Ligës së Kampionëve. Enzo Maresca, trajneri i Chelsea, pohoi se Kupa e Botës për klube mund të jetë më e rëndësishme se Liga e Kampionëve në të ardhmen, duke krahasuar ndryshimin midis dy ligave kryesore të klubeve në botë.

Ai u pyet për të ardhmen e Kupës së Botës për klube të organizuar nga FIFA si dhe evolucionin e saj. “Mendoj se Kupa e Botës për klube do të jetë po aq e rëndësishme ose edhe më e rëndësishme se Liga e Kampionëve. Pata fatin të isha pjesë e një stafi trajnerësh te Manchester City që fitoi Ligën e Kampionëve tre vjet më pare. Por, ky Botëror për klube ka të përfshirë klubet më të mira në botë”, ka thënë Maresca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan…