
Marquinhos: Ne përfaqësojmë ngjyrat e Francës, ky triumf frymëzon brezat
02 qershor 2025
| 11:24
Kapiteni i PSG-së, Marquinhos nuk fshehu lumturinë pas triumfit 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
“Ne nuk përfaqësojmë vetëm këto ngjyra të Parisit, ne përfaqësojmë ngjyrat e Francës, siç tha presidenti Al Khelaifi. Ne shohim fëmijë me sy plot gëzim, mendoj se do të frymëzojmë një brez të tërë, kampionë të ardhshëm. Është një ëndërr për mua të jem këtu”, ka thënë Marquinhos pas arriti në Paris.
Në PSG që nga viti 2013, Marquinhos më në fund ka përmbushur ëndrrën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me këtë skuadër.