Marrëveshja për targat, Lajçaku: Unifikimi BE-ShBA, çelësi i suksesit

30 shtator 2021 | 14:28

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas arritjes së marrëveshje për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë, dy diplomatët kanë drekuar se bashku nw Bruksel.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Lajçaku ka shkruar se unifikimi BE-ShBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor.

“E falënderoj Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar i cili ka kaluar ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Unifikimi BE-SHBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arritjes së…