Marseille i shtohet garës për transferimin e Zhegrovës

18 korrik 2025 | 14:51

Olympique Marseille është skuadra më e fundit që ka shprehur interes për reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, raportojnë mediet në Francë.  Ylli “dardan” e nisi sezonin mirë, por më pas pësoi një lëndim që e la jashtë fushës për të gjithë gjysmën e dytë të edicionit 2024/25.

Përveç gjendjes së tij fizike, karakteri i tij ngre dyshime, sipas analistit të “RMC”, Kevin Diaz, i cili e sheh këtë transferim si shumë të rrezikshëm dhe të komplikuar, duke e përshkruar 26-vjeçarin si një person të vështirë për t’u menaxhuar. “Ai është një person i vështirë. Ka shumë vështirësi në menaxhim”, ka thënë Diaz. Sipas tij, paqëndrueshmëria emocionale e Zhegrovës mund të përbëjë një pengesë serioze për integrimin e tij në Marseille.

“Edon Zhegrova ka një potencial të jashtëzakonshëm, por transferimi i tij te Marseille duket shumë i rrezikshëm. Temperamenti i tij i vështirë dhe mungesa e pjekurisë mund të dëmtojnë harmoninë e ekipit. Nëse ai nuk ndryshon rrënjësisht, ky transferim mund të shmanget nga Marseille, shkruan mediumi francez “Score”. Lille e vlerëson ish-futbollistin e Baselit në 20 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me klubin francez edhe për një vit. Sipas Transfermarkt, vlera e tregut të Zhegrovës është 25 milionë euro. Për të kanë treguar interes edhe skuadrat a Nottingham Forest, Newcastle United, Napoli, Milani, Atalanta dhe Fenerbahçe.

Për shkak të lëndimit, Zhegrova nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori, gjë që ka shqetësuar klubet e interesuara dhe disa prej tyre po heqin dorë gradualisht. Prishtinasi kishte zhvilluar 21 ndeshje në pjesën e parë të sezonit, duke shënuar 8 gola dhe dhënë 2 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
REL| Energjia, mbrojtja dhe inovacioni digjital janë sektorë ku bashkëpunimi…