
Masat e BE-së, AKB-ja: Kosova mund t’i humbë mbi 500 milionë euro
03 korrik 2023
| 16:49
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka thënë se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) do të jetë të dëmshme në aspektin ekonomik, diplomatik dhe politikë në tërësi.
Sipas AKB-së, aty ka ku ka sanksione, në atë vend nuk ka investime të huaja.
Në këtë kontekst, AKB-ja ka vlerësuar se me këto masa do të kenë ndikim negativ në imazhin e Kosovës.
Madje, sipas AKB-së, humbjet nga këto masa do të jenë deri në mbi 500 milionë euro.