MAShTI, pjesë e iniciativës globale kundër punës së rëndë fëmijëve

11 qershor 2021 | 16:08

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka rol shumë të rëndësishëm karshi parandalimit dhe eliminimit të punës së rëndë të fëmijëve, në edukimin dhe vetëdijesimin e të gjithëve për efektet negative që sjellë puna e fëmijëve në zhvillimin psiko-fizik dhe intelektual të tyre.

Kështu ka thënë ministrja e Arsimit,  Arbërie Nagavci në “Webinarin” “Jepi fund punës së fëmijëve 2021- Koha për të kaluar nga zotimet në veprim!”.

Ministrja Nagavci ka theksuar se, duke pasur parasysh që puna e rëndë e fëmijëve lidhet ngushtë edhe me problemin e braktisjes së shkollimit, por edhe me predispozitat e involvimit të fëmijëve në trafikim, eksploatim dhe rrethana tjera të renda, MAShTI ka reaguar me kohë në integrimin e këtyre temave në planprograme mësimore dhe aktivitete të ndryshme jashtë programore brenda shkollave.

Ndër të tjera, Nagavci ka thënë se aktivitetet e Ministrisë së Arsimit janë në vazhdën e angazhimeve tona për zbatimin e konventave të ILO-s (International Labour Organization), Ligjit për Mbrojtje të Fëmijës, Planit tё veprimit për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rrezikshme të fëmijëve, dhe veçanërisht në zbatimin e U.A. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë.

Nagavci ka bërë me dije se MAShTI sivjet i është bashkuar iniciativës globale kundër punës së fëmijëve, duke pasur parasysh që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka shpallur vitin 2021 si “Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës sё Fëmijëve”.

Ndërsa Ulrika Richardson, koordinatore e UNKT, ka theksuar rëndësinë e organizmit institucional për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda dhe pasojat tjera që mund të vijnë si rrjedhojë e kësaj dukurie.

Në anën tjetër, Laurence Dubois, drejtoreshë e projektit Global të ILO-së, ka folur për projektin i cili synon ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundër punës së rëndë të fëmijëve

Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Masat, ndërgjegjësimi dhe përfshirja e politikave në përshpejtimin e veprimeve kundër punës së fëmijëve dhe punës së detyruar (MAP 16)” në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), që financohet nga Departamenti i Punës i SHBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trejsi Sejdini herë pas here i “tërbon” 417 mijë ndjekësit…