Matoshi e VV-së: O flaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vidhet Mitrovica!

11 nëntor 2025 | 11:08

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adriana Matoshi ka reaguar për rastin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës -Jug.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polle 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vidhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.

Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se luajtën hibridat!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lidhje me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë…