Maturantët mund ta paraqesin provimin e maturës në e-Kosova

13 gusht 2025 | 11:26

Në platformën e shërbimeve e-Kosova janë hapur aplikimet për paraqitjen e provimit të maturës, në afatin e dytë.

“Të gjithë maturantët e shkollave të mesme të larta që janë  të interesuar të marrin pjesë në afatin e dytë të provimit të maturës shtetërore kanë mundësinë të aplikojnë përmes platformës e-Kosova nga data 13 – 22 gusht 2025”, është thënë në njoftim.

Për të aplikuar, maturantët duhet të identifikohen në platformën e-Kosova, të klikojnë mbi opsionin “Shërbime”, më pas te “Arsimi”, dhe të klikohet mbi opsionin “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – afati i dytë”.

“Ky shërbim është krijuar për të lehtësuar procesin e aplikimit, duke ju mundësuar të kryeni të gjitha procedurat online, pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në shkollë apo institucione tjera”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 12 muajve të fundit, tregu i derivateve në Kosovë…