Mbahet “Panairi i fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”

17 qershor 2025 | 15:33

“Panairi i fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”, i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ka vazhduar edhe të hënën në Gjilan.

Në panair po ekspozohen jo vetëm punimet e tyre artizanale dhe bujqësore, por edhe forcën, dinjitetin dhe historitë e tyre që frymëzojnë.

Ky panair është më shumë se një treg, është një thirrje për solidaritet, një ftesë për të dëgjuar, për të njohur dhe për të mbështetur rrugëtimin e grave drejt vetëfuqizimit ekonomik dhe social.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabanin, drejtorin për Bujqësi Bajram Isufin dhe zyrtarë të tjerë, kanë vizituar panairin.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, falënderoi për mbajtjen e panairit në Gjilan duke të premtuar përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Nënkryetarja premtoi se në të ardhmen në Komunën e Gjilanit, do të jetë edhe këndi i kurajës. “Ne ju inkurajojmë dhe jemi në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës”, tha Morina Bunjaku.

Dorina Babobi – Kralani, përfaqësuese nga Medika Gjakova, tha qëllimi i këtij panairi është fuqizimi ekonomik i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Sipas saj, të gjitha produktet janë të punuara nga ato dhe familjarët e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacioni izraelit kundër Iranit nuk do të përfundojë derisa ne…