Mbahet takimi i parë i bordit të ri të AGK-së

27 korrik 15:44

Është mbajtur të martën për herë të parë takimi i bordit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ku kanë marrë pjesë tetë nga nëntë anëtarët e këtij bordi.

Në këtë takim është diskutuar për punën, projektet dhe angazhimin e deritanishëm të organizatës, në një raportim nga ish-kryetarja e bordit, Gentiana Begolli – Pustina.

Më pas, anëtarët e bordit kanë diskutuar projekte e ide të reja, të cilat do të shërbejnë për promovimin e mëtutjeshëm të punës së gazetarëve dhe përmirësimin e ambientit të tyre të punës.

Bordi i ri i AGK-së, në krye me gazetarin Xhemajl Rexha është votuar më 19 korrik, në Kuvendin e AGK-së, ku kanë marrë pjesë 320 anëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedoi: Berat Armagedoni   I nderuar profesor Bashota, intervista, edhe…