Mbappe: 400 golat nuk mjaftojnë kur Ronaldo dhe Messi kanë mbi 900
Kylian Mbappe ka komentuar arritjen e tij të fundit, 400 gola në karrierë, por deklarata e tij ka surprizuar të gjithë, pasi francezi ka lënë të kuptohet se ky numër nuk është aspak i mjaftueshëm për standardet që ai synon.
“Ka një lojtar me mbi 950 gola dhe një tjetër me mbi 900. 400 nuk mjaftojnë që të qëndrosh në rrethin e lojtarëve që i shokojnë njerëzit”, ka thënë Mbappe, duke iu referuar qartë Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy golashënuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Deklarata e tij tregon ambicien e jashtëzakonshme që e karakterizon sulmuesin francez, i cili, megjithëse është bërë lojtari më i ri që arrin 400 gola që nga koha e Pele, duket se e konsideron këtë vetëm si fillimin e një rruge shumë më të gjatë.
Në moshën 26-vjeçare, Mbappe synon jo vetëm të sfidojë rekordin e gjigantëve të futbollit modern, por të hyjë vetë në historinë e lojës si një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohëve.



