Mbappe shkruan historinë, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së

05 mars 2023 | 13:46

Kylian Mbappe ka bërë historinë me Paris Saint-Germainin (PSG), duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te ky klub.

Sulmuesi francez shënoi sonte në fitoren 4:2 të parisienëve ndaj Nantes.

Me këtë të gol të shënuar, Mbappe arriti në shifrën e 201 golave me fanellën e PSG-së, duke u bërë kështu futbollisti me më së shumti gola te klubi nga kryeqyteti i Francës.

24-vjeçari ka thyer rekordin e Edinson Cavanit, i cili kishte shënuar 200 gola gjatë kohës së tij në “Parc des Princes”.

Këtë sezon, reprezentuesi francez numëron 18 gola në Ligue 1, pesë në Kupën e Francës dhe shtatë në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi, ka vizituar Prekazin…