 
                    Mbesa e ish-Presidentit Nishani “çmend” Ducati-n me format e saj
                13 nëntor 2018
                |  15:38
            
        Në Itali ajo njihet me mbiemrin e së ëmës Jakiç, por në fakt mbiemri i saj është Nishani dhe është mbesa më e bukur e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
E lindur në Durrës në vitin 1991, Beniada Jakiç, është një nga shqiptaret më të njohura dhe më seksi përtej Adriatikut. Modelja, e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali si “Le Iene”, po spikat me format e saj.
Pasi ka qenë e përzgjedhura e revistës “GQ Italia” dhe ka pozuar për “Maxim”, bukuroshja shqiptare së fundmi ka “ndezur” sallonin e motorëve “Ducati” me performancën e saj superseksi.









 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        