
Mbi 100 raste aktive me Covid në Malishevë
03 shkurt 2021
| 21:28
Në 24 orët e fundit në Malishevë edhe 9 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara.
Deri tani në këtë komunë janë regjistruar 755 raste të infektuara, kanë vdekur 45 persona ndërsa aktive me virus janë edhe 103 raste.
“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 755 raste, prej tyre 607 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me Covid-19 janë edhe 103 raste”, është thënë nga kjo komunë.