Mbi 3 300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit në Iran

18 janar 2026 | 09:56

Organizata joqeveritare “Human Rights Activists in Iran” ka raportuar se të paktën 3,308 persona janë konfirmuar të vrarë gjatë protestave të fundit kundër regjimit në Iran.

Përveç viktimave të konfirmuara, autoritetet dhe organizatat po hetojnë edhe rreth 4,382 vdekje të tjera të dyshimta që mund të lidhen me dhunën e ushtruar.

Shifrat e bëra publike tregojnë gjithashtu se forcat e sigurisë kanë arrestuar të paktën 24,266 protestues gjatë valës së revoltës popullore.

Ky raport i fundit nga organizata me seli në Uashington nxjerr në pah përmasat e rënda të shtypjes së protestave në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar,…