
Mbi 4 mijë e 400 raste aktive me Covid në Kosovë
12 gusht 2021
| 15:11
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 4 mijë e 414 raste aktive me Covid-19.
“Nga 6 784 testime, 1 009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 963. Në total numri i rasteve aktive është 4 414”, ka njoftuar MSh-ja.