Mbi 6 për qind votuan deri në orën 11:00

09 nëntor 2025 | 12:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se 6,13 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00 në 18 komunat ku po zhvillohet balotazhi për kryetar komune.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se 80.659 qytetarë votuan në këto 18 komuna deri në orën 11:00, sipas të dhënave nga mbi 95 për qind të vendvotimeve.

Mbi 1 milion qytetarë kanë të drejtë vote në balotazh.

Kjo është një dalje pak më e ulët krahasuar me rundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, kur deri në orën e njëjtë në këto 18 komuna kishin votuar 7.58 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, bashkë…