Mbi 77 për qind e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë në APK

30 mars 2023 | 17:10

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe një ditë nga përfundimi i afatit ligjore për deklarimin e pasurisë.

Përmes një komunikate për medie, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se deri me tani gjithsej 3 997 zyrtarë publikë apo 77.71% e tyre e kanë bërë deklarimin e tij.

“Kanë mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit ligjore për deklarimin e pasurisë, dhe deklarimin e kanë bërë gjithsej 3997 apo 77.71% , rreth 664 apo 13.59%, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë, ndërsa deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë për obligim ta bëjnë rreth 4886 zyrtar publik”, është thënë në komunikatë.

Sipas komunikatës, drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që deklarimin vjetor të pasurisë ta bëjnë saktë dhe brenda afateve ligjore.

“Rikujtojmë, që për vonesa deri në 15 dite, ligji parasheh shqiptimin e gjobës mandatore deri 500 euro, në rast të mosdeklarimit të pasurisë, përveç gjobës, do të përgatiten edhe kallëzime penale dhe mund të dënohen me burgim deri 3 vjet, ndërsa në rast të deklarimit të rremë, ndaj zyrtarëve do të përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri 5 vjet”, është shprehur Buleshkaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Jusuf Thaçi i ka dhënë përkrahje “Marshit për drejtësi”,…