Mbimesatarja e hekurit në gjak i reziston Covid-it

12 prill 09:14

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (7)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Nuk e shikoi hekurin në gjak për nga aspekti mjekësor por për nga aspekti fizik. Kontrollimi i nivelit të hekurit në gjak ka shumë rëndësi për mbrojtjen nga virusi Covid-19.
Analizat e nivelit të hekurit në gjak janë më komplekse se sa mendohet. Sot njihet edhe nga mjekësia se niveli i hekurit në gjak ndryshon nga 30% deri në 40% brenda ditës te i njëjti person.
Edhe pse mjekësia e ndërlidh me ushqimin në ngritjen e nivelit në gjak, prapë kjo vije në kundërshtim me vet mjekësinë, sepse për ngritjen e nivelit në gjak mjekët propozojnë medikamente apo ushqime që zgjatin me javë apo muaj, për të arritur niveli i hekurit në gjak normal.
Por mjekësia nuk e njeh fushën antimagnetike të tokës e cila ndikon në sasinë e hekurit në gjak. Prandaj, varësisht nga pozicioni i hënës me tokën edhe vlera e hekurit në gjak ndryshon.
Nëse hëna është në niveli maksimal që ne e shohim dhe në atë kohë merret gjaku për analizë për nivelin e hekurit në gjak, rezultati nuk është i saktë. Sepse, realisht mund të ndodhë se nuk e ka atë vlerë sa tregohet në analiza, por vlera e reale është 40% më pak.

Shembull konkret

Analiza e hekurit në gjak bëhet më 25/04/2020, ora 15h 30 min, Hëna ndodhet në lartësinë 60°,23’,32’’.
Analiza e hekurit në gjak supozojmë se është 50 miligramë në decilitër. Mjeku si ta kontrollon rezultatin do të thotë është pak ulët po nuk ka problem, sepse është brenda vlerave normale.
E vërteta është se po t’i zbritet këtij rezultati 40%, ai ka vlerën e 30 miligramëve në decilitër, që është në gjendje të keqe shëndetësore, ndien lodhje edhe pse analizat i kanë dalë në rregull.
Një analizë e gjakut në raste emergjente sidomos te koronavirusi si në Kosovë ashtu edhe në gjithë botë duhet të kryhen brenda dite tri herë në interval 8 orë dhe pastaj të nxirret mesatarja.
Rastet e rënda dhe personat e shtrirë në spital janë me prioritet, sepse kjo do ndihmonte mjekët të konstatonin gjendjen e të infektuarit.
Nëse sasia e hekurit del normale mbi mesataren, ai person e kalon koronavirusin.
Por nëse sasia e nivelit të hekurit në gjak del e ulët, mjekët duhet që në çastin fillestar ta bëjnë stabilizimin e hekurit në gjak. Kjo shpëton jetë.
Ndoshta shumë mjekë reagojnë të kundërtën e kësaj që shkruhet, edhe një pjesë e tyre kanë kaluar dhe do ta kalojnë nëpër këto rrugë, nëse i përkasin kësaj kategorie.

Sqarim i thjeshtë
E marrim një shembull që ç’do personi mund t’i ketë ndodhur por edhe mund t’i ndodhë për të mirë e për të keq. Këto raste asnjëherë mjekësia nuk i ka sqaruar, por fizika simetrike i sqaron këto fenomene.
Ka raste kur njerëzit për një kohë janë më agresivë, kurse për një kohë tjetër qetësohen. Do të thotë i njëjti person herë i qetë e herë agresiv. Për të njëjtin person familja e tij thotë në gjuhen popullore: – Zgjate zotë kësi moti se u qetësua, i ka ardhur hëna e mirë; – Ruana zot prej tij se i ka ardhur hëna, lëshoja rrugën.
Për të njëjtin person kemi dy vlerësime të kundërta. Këta persona nëse realisht e kanë nivelin e hekurit në gjak 170 mikrogramë në decilitër, te meshkujt kur hëna është më afër tokës rrinë më nervoz dhe janë më agresivë, sepse niveli i hekurit në gjak ngritët deri në 40% dhe arrin vlerën 238 mikrogramë në decilitër.
Këta njerëz në këtë kohë edhe pse as vetë nuk kanë ide pse janë në këtë gjendje, janë më agresivë dhe shkaktojnë ngatërresa në familje, në shoqëri e posaçërisht në komunikacion të cilat përfundojnë edhe me fatalitet.
Pas një kohe pendohen. Madje thonë s’di pse ndodhi që mu nxeh gjaku në sekondë, por atëherë mund të jetë shumë vonë, pra koha nuk kthehet.
Ky efekt negativ është te ata persona që kanë nivel të hekurit në gjak në vlerën maksimale 170 miligramë në decilitër te meshkujt dhe 150 miligramë në decilitër te femrat. Këto nuk i sqaron dhe as që i njeh mjekia por i njeh edhe i sqaron fizika simetrike.
Por e kundërta ndodhë me një person tjetër që ka nivel të ulët të hekurit në gjak. Këta njerëz kur hëna ndodhet më afër tokës ndihen më mirë, sepse kanë një rritje të nivelit të hekurit në gjak, për faktin nën ndikimin e fushës antimagnetike të tokës arrihet vlera normale e nivelit të hekurit në gjak, prandaj këta njerëz herë ndihen më të lodhur e herë më stabil, por kjo rregullohet më lehtë.
Prandaj corona virusi Covid-19 e ka këtë simptomë, sepse ndien shumë lodhje. E posaçërisht te këta persona duhet pasur kujdes sepse nëse kanë nivel të gjakut të ulët në organizëm, kurse rezultatet e nivelit të hekurit në gjak tregojnë vlerën minimale, atëherë rezultatet më të sakta janë marrja e gjakut kur lind hëna dhe kur perëndon, sepse fusha antimagnetike e tokës është e orientuar nga hëna. Por edhe më të pasakta janë nëse hëna ndodhet në nivelin maksimal mbi kokat tona, si dhe në 360° në anën e kundërt të tokës.
Kjo është edhe arsyeja se niveli i hekurit në gjak ndryshon brenda ditës te i njëjti njeri në vlerën e 30% deri në 40%.

Sqarim

Kjo vlen për ata persona që janë konfirmuar pozitiv nga virusi Covid-19, kurse krahas temperaturës së lartë, dhimbjes së madhe të fytit, kollitjes ndien shumë lodhje, dhe nuk vlen për shtresat e tjera.
Por mungesa e hekurit në gjak dhe lodhja e nganjëherëshme nuk do të thotë se kanë koronavirus. Kjo mund t’i ndodhë secilit nga ne, e nuk ka asgjë të përbashkët me virusin Covid-19 dhe as që duhet të kenë panik.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara…