Mbledhja e KQZ’së: VV thotë se fletëvotime me gabime ka pasur edhe në komuna tjera, PDK nuk pajtohet

12 nëntor 2025 | 18:39

Anëtarët e PDK’së dhe të VV’së në KQZ nuk janë pajtuar nëse ka pasur fletëvotime em gabime edhe në komuna tjera.

Anëtari i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi ka thënë se fletëvotime me gabime ka pasur edhe në komuna tjera, jo vetëm në Mitrovicë.

“Jo vetëm në Gjakovë dhe Mitrovicë por edhe në komunat e tjera. Kemi fletëvotime që janë shtypur me gabime edhe me të gjitha komunat ku ka pasur balotazh”, tha ai.

Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi tha se do të shihen mostrat nëse ka qenë gabimi i njëjtë në printim.

“Raporti është së pari për ne, së dyti është për prokurorinë për shkak se kjo çështje është hapur në prokurori dhe raporti duhet të jetë i detajuar për ne dhe prokurorinë dhe do të shërbejë për PZAP”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e di numrin e fletëvotimeve që janë gabim.

Përfaqësuesi i PDK’së, Ilir Krasniqi tha se nuk ka raportime që ka ndodhur kjo edhe në komuna tjera.

“Nuk ka asnjë raportim që diçka e tillë ka ndodhur edhe në një komunë tjetër”, tha ai duke shtuar se ky problem është parë vetëm në Mitrovicë.

Ai u kundërshtua nga Alban Krasniqi i VV’së duke thënë se edhe në Gjakovë ka ndodhur.

Gashi shtoi se procesi i balotazhit në Mitrovicë “është i lënduar dhe integriteti është pothuajse i rrënuar”.

Sami Kurteshi nga VV tha se procesi nuk është lënduar.

“Unë pajtohem që të krijohet komision”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën…