
Mbrojta e mjedisit, prioritet i Prokurorisë Themelore në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e EULEXI-it, që monitorojnë mbrojtjen dhe degradimin e natyrës.
Ky takim i udhëhequr nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe koordinatori i veprave penale kundër mjedisit, prokurori i shteti, Dorjan Juniku, kishte për qellim ngritjen e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe intensifikimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e personave që degradojnë natyrën dhe kapjen e tyre për t’i vënë para përgjegjësisë penale.
Gjatë këtij takimi u diskutua për identifikimin e prioriteteve për veprimet e përbashkëta të secilit institucion përgjegjës, duke përfshirë fushat e përbashkëtat inspektuese dhe ngritjen e vetëdijesimit publik për mbrojtjen e mjedisit.
Po ashtu, u theksua edhe për mekanizmat e koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe procedurat për trajtimin e rasteve të ndotjes së ambientit , prerjeve ilegale dhe veprimtarive tjera ilegale.
Në fund të takim u nxorën konkluzione të përbashkëta, të cilat do shërbejnë si obligime për veprimet e ardhshme gjer në takim e radhës.