Mbrojtja e ish-krerëve të OVLUÇK-së kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

08 shtator 14:39

Në Hagë është duke u mbajtur konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku ndër të tjera avokatët kanë shprehur kundërshtimet e tyre sa i përket vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake.

Mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të shqyrtojë edhe njëherë këtë çështje për çka ka deklaruar që do të bëjnë edhe parashtrimet me shkrim.

Ndër të tjera, në seancën e sotme, mbrojtja ka paraqitur kundërshtimet për veprat penale dhe format e përgjegjësisë, sa i përket vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Ne nuk pranojmë paragrafët 43.44,45 dhe 46, sepse është interpretim pa ndonjë bazë nga gjykatësi i procedurës paraprake, paragrafin 50 në veçanti nuk e pranojmë këtë paragraf. Gjykatësi i procedurës paraprake ka sugjeruar se kryesit kanë ditur ose duhet të kenë pasur arsye për të ditur, pra ai paraqet një alternativë, se po zbulonte identitetin apo të dhënat personale të personave të mbrojtur. Edhe këtu ne parashtrojmë se në funksion të nenit 392, 2 dhe 3, për pikën një kryesit duhet të kenë pasur dijeni, ky është kushti, që po nxjerrin identitetin dhe të dhënat personale, edhe këtu ne paraqesim qëndrimin tonë se baza për këtë është vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, trupi gjykues atëherë vërente se për të shkelur identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, kryesit duhet të kishte pasur dijeni për ekzistencën e urdhrit dhe përmbajtjen e tij. Urdhri dhe përmbajtja e urdhrit në këtë rast që mbron identitetin dhe të dhënat personale ishte një urdhër i cili vendoste për mbrojtjen e të dhënave, në mungesë të kësaj dijeni, kryesi në këtë rast u shpall jo fajtor”, ka thënë avokati Jonathan Elystan Rees.

Rees, i cili mbron ish-kreun e OVLUÇK-së, Hysni Gucatin, ka thënë se nuk e pranojnë analizën e bërë nga gjykatësi i procedurës paraprake.

“Gjykatësi i procedurës paraprake flet për veprën e hakmarrjes ku gjithashtu flet edhe për synimin e hakmarrjes kundër personave, të cilët i japin informacion policisë e të tjerë. Në lidhje me paragrafin 52 gjykatësi i procedurës paraprake nuk përmend elementin që duhet vërtetuar që është synimi i hakmarrjes për dhënien e informacioneve të vërteta, paragrafi 53 nuk pranohet nga ne, është interpretim që bëhet nga gjykatësi i procedurës paraprake pa ndonjë bazë apo autoritet”, ka thënë Rees.

Ndërsa avokati i Nasim Haradinajt, Tobby Cadman, ka kërkuar nga trupi gjykues që të shqyrtojë edhe njëherë këtë çështje.

“Gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë një interpretim goxha të gjerë, do të donim ta ftonim trupin gjykues që ta shqyrtonte nga e para këtë çështje, ne do të ju japim parashtrimet me shkrim”, ka thënë ai.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të akuzuarit kanë frikësuar dëshmitarët përmes paraqitjeve të tyre në konferenca për media vitin e kaluar.

“ZPS -japretendon se ajo që ka kanë bërë të akuzuarit është që kanë shpërndarë informacion konfidenciale, kanë deklaruar se qëllimi i tyre që të shpërndarë këtë informacion është që të pengonin procedurën dhe kanë nxitur edhe publikun, që e kanë pasur qasje në këtë informacion si dhe punonjës të shtypit që të shpërndajnë më tej edhe të publikojnë këtë informacion. Pastaj në përmbajtjen e paketës së parë dhe të tretë, pjesë të këtyre janë shpërndarë, pra sa i takon pengimit specifik ne kemi ngritur pretendimin në tre pjesë, dëshmitarët janë frikësuar nga ajo që kanë bërë të akuzuarit, aftësia e ZPS-së për t’i hetuar dhe proceduar penalisht këto krime u rrezikua dhe burimet e ZPS-së u devijuan”, ka thënë prokurori.

Në konferencën e sotme përgatitore është bërë me dije se në paragrafin 97 të dosjes paragjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet që veprimet e të akuzuarve janë kryer me anë të kërcënimeve serioze ndaj ZPS-së dhe indirekt kërcënime ndaj dëshmitarëve dhe anëtarëve të stafit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare.

“A mund të na shpjegoni se nëse pretendoni që ka anëtarë konkret tuaj, të stafit tuaj që janë kërcënuar konkretisht nga një apo dy të akuzuarit, nëse po, cilat nga veprime përbëjnë kërcënime të rënda ndaj stafit të ZPS-së”, ka pyetur gjyqtari ZPS-në.

Lidhur me këtë, prokurori ka thënë se veprimet e Gucatit dhe Haradinajt vitin e kaluar, kanë pasur efekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar duke penguar zyrtarët të kryejnë detyrën e tyre.

“Kërcënime të pretenduara drejtuar dëshmitarëve sipas kuptimit të dispozitës, fakti është që ka pasur efekt në zyrën tonë, nuk ka asnjë zyrtar në zyrën tonë që të jetë penguar ndryshe nga të tjerat, por pasoja e sjelljes së tyre ka penguar personat në kryerjen e punëve të tyre. Andaj edhe ne, nuk kemi akuzuar ndonjë person me emër, por kemi thënë që ka penguar personat në kryerjen e detyrës zyrtare. Mënyra si e ka penguar është se dëshmitarët janë frikësuar dhe mundësia jonë për të hetuar efektivisht krimet është penguar nga ky frikësim dhe burimet janë drejtuar për të trajtuar pasojat konkrete dhe të mundshme të dëshmitarëve, pra kjo është mënyra se si ne themi që janë penguar në bazë të pikave 1 dhe 2”, ka thënë prokurori.

Për dallim nga ish-kreu i OVLUÇK-së, ish-nënkryetari Nasim Haradinaj nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara.

Ani pse nuk ka pasur ndonjë kundërshtim ndaj trupit gjykues, Haradinaj ka shqetësime sa i takon sjelljes së prokurorit, andaj ka refuzuar të marrë pjesë në seancë dhe njëjtë pritet të veprojë edhe në konferencën që do të mbahet nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka thënë se ajo çfarë…