Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

11 korrik 2025 | 16:15

Gjatë një aksioni të gjerë inspektimi të realizuar nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën.

Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, janë mbyllur përkohësisht 30 biznese në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, gjatë inspektimeve janë kontrolluar 114 subjekte ekonomike, përkatësisht:

  • 67 qendra masazhi
  • 47 lokale me muzikë nate

Nga këto, 30 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht për shkak të:

Mungesës së regjistrimit si biznese aktive

Mungesës së pëlqimit ose aktvendimit për plotësimin e kushteve teknike minimale

Përveç mbylljes, janë shqiptuar edhe 33 masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj operatorëve që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Ky aksion, sipas Ministrisë, është pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë, ligjshmërinë dhe transparencën në sektorin e shërbimeve dhe për të luftuar veprimtaritë e paligjshme në treg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia duke qarkulluar me…