Mbyllen tri institucione paralele serbe në veri të Mitrovicës

14 maj 2025 | 17:11

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë në pronësi edhe një objekt në të cilin ishin të vendosura tri institucione të strukturave paralele serbe.

Të mërkurën inspektorët komunalë të Mitrovicës së Veriut kanë rikthyer në pronësi të komunës një ndërtesë në të cilën operonin Institucioni për sport, rini dhe shërbime të specializuara, Lidhja Sportive dhe Shoqëria Kulturore-Artistike “Kosovski Božur”.

Në këtë aksion ata janë asistuar edhe nga Policia e Kosovës,

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për “Tëvë1” se zyrtarët policorë kanë asistuar inspektorët komunalë gjatë realizimit të këtij aksioni.

Mbyllen tri institucione paralele serbe në veri të Mitrovicës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës…