Mbyllet mulliri në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit

24 mars 2020 | 13:40

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se është mbyllur mulliri në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit.

“Në këtë kohë të gjendjes emergjente për shkak të koronavirusit COVID-19, askush nuk mund të përfitoj në kurriz të qytetarëve duke i shtrenjtuar çmimet, sidomos për produktet bazike ushqimore.

Pas ankesave të shumta të qytetarëve, sot Drejtoria e Inspeksionit ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19”, ka treguar Bahtiri.

Ai ka theksuar se inspektorët komunal kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, i cili për 100 kg është shitur prej 50 deri 80 euro.

Bahtiri ka theksuar se Komuna e Mitrovicës do të ketë zero tolerancë ndaj atyre bizneset që i ngritin çmimet në këtë gjendje të emergjencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas…