Mbyllet për qarkullim aksi rrugor nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla

26 janar 2026 | 12:02

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në ora, 12:00 do të ketë bllokim të rrugës, në aksin rrugor nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla në territorin e Malit të Zi

Sipas kësaj qendre njoftimi është marrë nga autoritet e Malit të Zi.

Kjo ndodhë për shkak të protestave të Shoqatës së Transportuesve pas vendimit të ri të BE-së.

Ndalim të qarkullimit të kamionëve do të ketë edhe në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka tërhequr…