Mbyllet për sot seanca në Speciale, Hill nesër u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve

11 nëntor 2025 | 17:22

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill e ka përfunduar për sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Diplomati amerikan do të kthehet në sallën e gjyqit nesër (e mërkur) në orën 09:00 për t’u përgjigjur në pyetjet e gjykatësve.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka thënë në fund se dëshmia e Hill po shkon “drejt fundit”.

“Do ta mbyllim për sot. Do të rifillojmë nesër në orën 09:00. Jeni afër fundit. Nesër paradite do të jenë pyetjet e gjykatësve. Mbase do të ketë ndonjë pyetje plotësuese prej palëve, por jemi drejt fundit”, ka thënë Smith.

Hill sot u është përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë kryesisht, por edhe disa pyetjeve plotësuese të avokatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr. Sc. Antigona Gashi Diaspora mbetet njëra ndër instrumentet…