
Mbyllet porti i Barit pas motit të keq
05 shkurt 2020
| 13:06
Raportohet se porti i Barit është mbyllur nga moti i keq dhe 2 tragetet e linjës Durrës-Bari nuk kanë mundur të futen në port e të zbarkojnë udhëtarët e mjetet.
Po ashtu edhe “SuperFast” i linjës Igumenicë-Bari nuk është futur në portin që do të qëndrojë mbyllur deri në një urdhër të dytë.
357 udhëtarë dhe 138 mjete ndodhen në dy tragetet e mbetura jashtë portit të Barit që qëndrojnë në pritje të hyrjes në port dhe përpunimit./TCh/