
Mbyllet sot përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dje ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të një rruge.
Komuna ka bërë të ditur se rruga që do të mbyllet përkohësisht është Rruga Fehmi Agani nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës, nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.
Postimi:
Njoftim për qytetarët
Për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të rrugës:
Rruga Fehmi Agani (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës) nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.
Ndërkaq aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!