Më 1 maj fillon linja e rregullt e transportit publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë

30 prill 2019 | 19:47

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.

Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Mehmetaj: Me lulet që dalin në muajn e bukur…