Më 10 dhjetor promovohen dy libra të autores Mihane Hoxha
05 dhjetor 2025
| 16:26
Autorja Mihane Hoxha në javën e ardhshme do të promovojë librat “Rrënjët e pashkëputura (rrëfimet e babës)” dhe “Eva, tokësorja”.
Promovimi i këtyre librave do të bëhet të mërkurën, më 10 dhjetor, në orën 14:00, në “Vendum”, Prishtinë.
Me këtë rast Hoxha ka ftuar dashamirët e librit që të marrin pjesë në promovimin e dy librave të saj.




