Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

08 tetor 2025 | 12:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 11 tetor përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 17 shtator, vlen vetëm për 43 mijë e 933 shtetasit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Deri më 11 tetor 2025, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanadë, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin e…