Me biçikleta drejt atdheut: Dy vëllezër nisin rrugëtimin nga Zvicra në Kosovë

23 korrik 2025 | 10:50

Dy vëllezër kosovarë nisin një udhëtim të veçantë me biçikleta nga Zvicra drejt Kosovës.

Visari dhe Shkëlqim Korbi, dy vëllezër nga Gjilani, janë nisur në një aventurë të pazakontë, një udhëtim me biçikleta nga Zvicra për në Kosovë, përgjatë një rruge që përllogaritet të jetë rreth 1,500 kilometra e gjatë, transmeton albinfo.ch.

Ky udhëtim, që e kishin planifikuar prej dy vitesh, më në fund po realizohet këtë verë. Vëllezërit mërgimtarë, edhe pse jetojnë në vende të ndryshme, janë bashkuar në Zagreb të Kroacisë për të vijuar rrugën së bashku drejt vendlindjes.

Ata u nisën të premten e kaluar dhe presin të mbërrijnë në Kosovë të hënën e ardhshme. Udhëtimi i tyre nuk është vetëm fizik, por edhe emocional, një mënyrë për t’u lidhur me rrënjët dhe për të përjetuar një eksperiencë unike që i lidh më shumë me vendin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur që ushtron detyrën e ministrit të bujqësisë,…